Tre milionëshi i Fatmir Limajt

E pse habitemi me tre milionë euroshin e Fatmir Limajt! Burrat e sotëm të dheut kështu veprojnë.
Pse se pranojmë, thuajse 99% të shqiptarëve jemi kështu, na tregoni miq se cili prej shqiptarellëve të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë si do këto suma parashë!?

Vetëm Zoti s’vjedh dhe atyre që s’ju mundësohet të vjedhin, sikur t’ju mundësohej edhe ata kishin vjedhur, sa të shijshme janë pusto eurot, rrenë ai që thotë se si dua tre milione euro: p.sh.
-Tre milionë euro më një anë, e kombi në tjetrën anë, cilin e kishim marrë?
-Tre milionë eurot më një anë, morali e drejtësia në anën tjetër, cilin e kishim marrë?
-Dashuria e tre milionë eurove në njërën anë dhe dashuria e shtetit në tjetrën anë, cilin e kishim marrë?

Prandaj, më mirë të heshtim, dhe ne do kishim vepruar sikurse Fatmir Limaj!
Kritikojnë ata që s’ju mundësohet të korruptohen, sikur të kishin mundur edhe ata do kishin marrë tre milion eurot, macat se duan mishin e largët, sa ju afrohet  huxhum pas mishit  kllup e kllup në fyt.

Shkurt e qartë, s’ka shqiptar që si do paratë e femrat, pas këtyre shesin iman, vatan, besë, moral, karakter, komb e fe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button