Kenia, 16 të vrarë nga sulmet në kisha

Së paku 16 persona janë vrarë nga sulmet me granata gjatë ditës së sotme në dy kisha në pjesën verilindore të Kenias, afër kufirit me Somalinë.

Komandanti policor, Filip Ndolo tha se personat e armatosur kishin hedhur granata gjatë sulmit dhe kishin shtënë me armë, derisa besimtarët brenda në kishë kishin filluar të iknin, raporton REL.

Sulmi ndodhi në qytetin Garisa, që është bazë e rëndësishme ushtarake, prej nga forcat tokësore ishin vendosur në Somali për t’i luftuar militantët e grupit al-Shabab, të ndërlidhur me al-Qaedan.

Kenia është goditur nga një varg i shpërthimeve dhe sulmeve me granata prej se në muajin tetor i kishte dërguar trupat e saj jashtë kufirit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button