Svilanoviq: Vetëm referendum i suksesshëm në Maqedoni do të hap perspektiva dhe potencial të madh

Goran Svilanoviq, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, nga 1 janari i vitit 2013 është sekretar i gjeneral i Këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë. Me kërkesë të MIA-s, Svilanoviq dërgoi mesazh deri tek qytetarët e Maqedonisë për referendumin.

Marrëveshja që u arrit mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, sipas tij, është marrëveshje e guximshme, e madhe, historike për shkak se jep potencial të freskët, jo vetëm për bashkëpunimin për integrimet euro-atlantike, por edhe për zhvillimin ekonomik të mëtutjeshëm të vendit, si dhe gjithë rajonit.

Svilanoviq  mendon se është e rëndësishme që qytetarët të njohin rëndësinë e madhe të referendumit , duke marrë parasysh pastaj perspektivat dhe mundësitë që i ofron Bashkimi Evropian, dhe të vendosin për përgjegjësi për ardhmërinë e tyre dhe gjeneratave të reja në vijim.

Ai shton se referendumi i suksesshëm dhe implementimi i plotë i marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës mund të ndryshojnë rregullat e lojës dhe në mënyrë pozitive të ndikojnë mbi sfidat në rajon. Referendumi pozitiv gjithashtu do të ndikojë në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button