Diaspora shqiptare kushtëzon referendumin

Partitë politike në vazhdimësi po bëjnë thirrje për dalje në referendum për të votuar për siç thonë të ardhmen evropiane të vendit. Një thirrje e tillë i është adresuar edhe diasporës për të votuar qoftë në vendet ku jetojnë e veprojnë apo edhe në vendlindje, transmeton Alsat M.

Por, përfaqësuesit e shoqatave që përfaqësojnë mërgatën shqiptare thonë se janë të zhgënjyer nga përmbajta e marrëveshjes me Greqinë e cila sipas tyre forcon identitetin maqedonas ndërsa sa i përket shqiptarëve ata edhe më tej nuk do të jenë bartës të sovranitetit ndërsa gjuha shqipe edhe më tej do të figuroj si gjuhë qe e flet 20 për qind e popullatës. Nga lidhja shqiptaro- amerikane thonë se diaspora mbështet integrimin evropian por integrimin me të drejta të barabarta të popullatës që jeton aty.

Si do të dalin shqiptarët në referendum: A do të dalin si shqiptarë autoktonë apo do të dalin si qytetarë të Maqedonisë? Përse nuk morën pjesë shqiptarët në njohjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë. Kjo është një çështje që çdokush e diskuton sot. Përse nuk u përfshi çështja shqiptare? Shqiptarët janë këtu autoktonë, jetojnë me mijëra vjet në këtë shtet ashtu sikur edhe populli maqedon. Ne duhet të jetojmë bashkërisht këtu, por të barabartë- thotë Mamut Skenderi, Shoqata Shqip taro-amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button