Tetovë, aksion për sanimin e gropave

Komuna e Tetovës ka filluar aksionin për sanimin e gropave në rrugët e qytetit. Aksioni ka filluar me sanimin e gropave në lagjen “Drenovec” dhe te rruga në afërsi të varrezave të qytetit, ku situata paraqitej më emergjente për ndërhyrje. Më pas aksioni do të vazhdojë në të gjitha rrugët e qytetit, duke sanuar të gjitha gropat me asfalt, në mënyrë që të sigurohet lëvizje më e lirë për automjetet.

Komuna e Tetovës paraprakisht ka bërë analizat dhe detektimin e rrugëve të dëmtuara në gjithë qytetit dhe nga dita e premte ka filluar punët në terren për sanimin e tërësishëm të gropave. Investimi për sanimin e gropave kap vlerën prej 7 milionë denarësh. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button