Konflikti dhe hasmёria mes shittve dhe sunitve

Pas vdekjes sё profetit Muhamed mё 632 fillojё mosmarrёveshja dhe pёrplasjet mes ensarёve (vendasve) dhe muhaxhirёve (ardhacakёve), se kush do tё jetё pasardhёsi i profetit Muhamed. Mё vonё ky konflikt dhe mospajtimi i muslimanёve tё parё erdhi nё ndarje dhe fraksion. Termi shiit nё gjuhёn arabe ёshtё adhurues. Sipas nocionit adhurues njёri fraksion mori kёtё emёrtim shiit adhuruesit e profetit dhe tjetri sunit. Kёta dy konfesione nuk kanё antagonizёm dhe divergjenca, siç ka krishterizmi, shembull mes konfesionit katolik dhe ortodoks. Tё dy konfesionet sunit dhe shiit kanё tё njёjtin Zot, janё pasardhёs tё profetit Muhamed, kanё librin e shenjtё Kuranin, peligrinazhin, por edhe mes kёtyre dy konfesioneve ekzistojnё divergjenca, pluralizёm, si nё gjithё religjionet e tjera qё nga dinastia Emevite, dinastia Abasite dhe deri nё shpёrbёrje tё Perandorisё Osmane. Te dy konfesionet nuk kanё pasur luftёra tё pёrgjakshme, si tek konfesionet krishtere nё mesjetё, luftёra tё pёrgjakshme mes katolikёve dhe protestantёve. Kёta dy konfesione sunit dhe shiit kanё qenё si dy iriqё tё dy palёt, si rivalё e kanё luftuar njёra- tjetrёn pёr superioritet dhe identitet islam. Njё ndёr studjuesit dhe ekspertё tё Lindjes sё Mesme Bernard Lewis shkruan, po t’i bashkoheshin persianёt Perandorisё Osmane, osmanёt do ta pushtonin tёrё Europёn. Acarimi dhe eskalacioni mes sunitve dhe shiitve mes persianёve shiit dhe arabёve sunit fillojё me rёnien nga froni monarkut persian Shah Reza Pahlavi mё 1979, me fitoren e revolucionit islamik dhe liderin shpirtёror Ayotollah Khomeini. Irani u bё republika e parё islamike. Dy shtete Irani dhe Arabia Saudite janё rivalё dhe aktorё tё fuqishёm nё Lindjen e Mesme. Kёto dy shtete nёn identitetin dhe ombrellёn islame, fenё islame e kanё istrumentalizuar dhe polarizuar nё islam ideologjik dhe islam politik. Nёn moton e revolucionit islamik dhe shiitizmin, Irani tenton dominimin dhe ekspansionin nё shtete si Irak, Jemen, Libi dhe disa shtete tё Emirateve. Arabia Saudite si rival ka fobi ndaj shiitizmit, tenton tё jetё lidership i shumicёs sё shteteve arabe tё konfesionit sunit si dhe depёrtimin dhe hapjen e fraksionit provehabist nё tёrё rajonin dhe nё botёn islame. Kёta dy shtete pёrveç pёrplasjeve dhe konfliktit religjioz kanё interesa dhe influenca gjeostrategjike gjeopolitike dhe ekonomike pёr tё dominuar nё Lindjen e Mesme dhe rajon. Mes dy popujve ekzistojnё divergjenca kulturore politike dhe kanunore. Persianёt e konsiderojnё veten popull superiorё me kulturё dhe civilizim tё lashtё. Po ti krahasojmё kёta dy shtete totalitare dhe autoritare, republika islamike e Iranit ёshtё mё liberale dhe e hapur. Ekzistojnё zgjedhje dhe pluralizёm politik. Popullata iraniane mbi 90% ёshtё e shkolluar. Nё njё gazetё kam lexuar se femra mё e emancipuar nё Europё ёshtё femra franceze, kurse femra mё e emancipuar nё Lindje ёshtё femra persiane. Arabia Saudite ёshtё monarki ku vehabizmi fraksion i dalё nga konfesioni sunit ёshtё violent dhe intolerant shtet mё konservator dhe arkaik qё qeveriset nga dinastia e familjes dhe klanit mbretёror Saud. Femrat nuk mund tё dalin jashtё pa burrat ose tё pa shoqёruara nga familjarёt. Herё e parё u miratua nё parlament pёr tё drejtat e femrave, leja e vozitjes sё makinave.

“A do tё ketё luftё mes Arabisё Saudite dhe Iranit”

Al jazeera ёshtё njё ndёr mediumet mё tё fuqishme dhe mё tё pavarura nё Lindjen e Mesme dhe botёn arabe qё lufton totalitarizmin dhe despotizmin. Arabia Saudite dёrgoi ultimatum Katarit vitin e kaluar pёr mbylljen e Al jazeera. Me ardhjen nё fron princit tё ri tё kurorёs Muhamed Bin Salman, filluan spastrimet, eleminimet, burgosjen e shumё klerikёve dhe nё klanin dhe familjen mbretёrore. Me ardhjen nё pushtet monarki i ri premtojё se do tё bёjё reforma, do tё luftojё korrupsionin dhe nё tё ardhmen ekonomia tё mos varet nga ari i zi, nafta dhe gazi. Irani e akuzon Arabinё Saudite, se vendet e shenjta, dinastia mbretёrore e saudve i ka bёrё pronё tё tyre private. Edhe kёtё vit besimtarёve muslimanё tё Katarit dhe Iranit u ёshtё ndaluar shkuarja dhe kryerja e peligrinazhit haxhit nё Meka dhe Medina. Mbretёria e Arabisё Saudite e demantojё dhe e akuzojё Teheranin dhe Katarin se ata vetё kanё bojkotuar peligrinazhin. Gjithё muslimanёt nё tёrё botёn pa marrё parasysh kontradiktat politike kanё tё drejtё tё vizitojnё vendet e shenjta, tha mbreti Muhamed Bin Salman. Presidenti amerikan Donald Trump, turneun qё bёri nё Lindjen e Mesme dhe nё Rijad akoma dhe mё shumё e eskalojё situatёn mes dy shteteve Iranit dhe Arabisё Saudite, mes sunitve dhe shiitve. Njё diplomat libanez tha, se agjenda politike e Trumpit nё Lindjen e Mesme ёshtё tё futё dhe mё tej nё konflikt dhe kaos popujt muslimanё. Trump ka deklaruar haptazi egocentrizmin dhe islamofobinё ndaj botёs islame. Doktrina dhe diskursi politik i presidentit amerikan ёshtё “me njё shuplakё tё mbytё dy miza”, tё mbrojё Izraelin nga çdo sulm qё i kanoset nga arabёt dhe indikacioni fitimprurёs pёr shitjen e armatimit Arabisё Saudite dhe shteteve tё pasura tё Gjirit Persik. Presidenti Donald Trump dhe mbreti vitin e kaluar vulosёn kontratёn pёr blerjen e armёve dhe avionave ushtarakё nё tё ardhmen, qё kap shifrёn marramendёse afёr 100 miliard dollarё. Ky arsenal i armёve nё tё ardhmen mund tё shndёrrohet nё kataklizmё dhe apokalips, ku nё fund gjithё muslimanёt edhe sunit dhe shiit do tё jenё viktima. Shumё diplomatё analistё politiologё dhe studjues tё Lindjes sё Mesme kanё shkruar dhe bёrё pyetje se nё tё ardhmen pas debatit dhe kapitullimit si Issis shteti islamik a do tё ketё konflikt dhe luftё mes dy aktorёve dhe rivalёve tё hasmuar shekuj me radhё Rijadit dhe Teheranit?. Shumica e tyre dalin me tё njёjtёn tezё. Do tё vazhdojё lufta e ftohtё, por nuk do tё ketё konflikt tё hapur dhe luftё. Tё dy shteteve nuk iu konvenon lufta dhe nё fund asnjёra palё nuk del fituese.

“Izraeli, aleati ynё strategjik, ekonomik dhe ushtarak”

Pёr Arabinё Saudite dhe gjithё botёn arabe gjysmёhёna shiite ёshtё e kobshme tmerri dhe ferri. Gjysmёhёna shiite dhe ekspansioni i ajotollave dhe mullove ёshtё mё i rrezikshёm se okupimi dhe lufta ndaj popullit palestinez dhe arab, tha njё diplomat arab nё revistёn gjermane. Ministri i Energjisё sё Izraelit nё kabinetin e Benjamin Natanjahut, foli pёr bashkёpunimin e ekspertёve dhe inxhinierёve me disa shtete arabe. Ai nuk mohoi dhe tha, qё ne kemi afruar dhe Rijadit ndihmё nё shumё fusha dhe, se nuk kemi marrёdhёnie diplomatike mes dy shteteve. Natanjahu nё njё intervistё ka thёnё qё armiku ynё dhe i popullit tё Izraelit nuk janё arabёt por janё persianёt shiit. Nё bisedime presidenti Trump dhe monarki i ri Mohamed Bin Salman tha, pas largimit tё amerikanёve dhe zgjidhja e ngёrçit dhe konfliktit mes palestinezёve dhe izraelitёve, Izraeli do tё jetё aleati ynё strategjik ekonomik dhe ushtarak.

“A ka nevojё bota islame dhe arabe pёr renesancё”

Unё para ca viteve kam shkruar artikullin “Bota islame ka nevojё pёr renesancё”. Ndoshta do t’ ju kujtohet sё paku lexuesve tё mi. Bota islame dhe arabe ёshtё e lodhur dhe rraskapitur nga tiranёt, monarkёt, despotёt, autokratёt dhe populistёt. Nё tё ardhmen duhet ta marrё stafetёn dhe timonin gjenerata e re dhe lidershipi i ri disidentёt, elita e re intelektuale dhe politike dhe ndarjen nga teokratёt, klerikёt konservatorё dhe sekularistёt hibridё primitiv dhe tiranё. Duhej bёrё ndarja e shtetit nga religjioni, modeli sekularizmit dhe modernizmit europian. Mbretёrit dhe monarkёt nuk duhet tё sundojnё, por tё qeverisin dhe tё jenё simbol i shtetit dhe popullit si nё Angli, Belgjikё, Danimarkё dhe nё funksion tё mbrojtjes sё vlerave demokratike liberale, si liria e fjalёs, vёshtrimi kritik, shteti i sё drejtёs, duke mbrojtur vlerat, traditat, identitetin kombёtar dhe islam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button