Prerjet e flokëve që nuk dalin kurrë nga moda!
Tendencat e flokëve vijnë e ikin sipas sezonit, por janë disa prerje të cilat i rezistojnë kohës duke bërë stil gjithmonë. Për këtë nuk ka nevojë të lodheni shumë, mjafton të shihni tapetin e kuq, dhe përgjigja vjen vetë, shkruan Bordo.al.
Natyrale, si Jennifer Anniston- ka kohë që nuk e ndryshon stilin dhe nuk duket asnjëherë jashtë mode
I shkurtër dhe i ëmbël- një model klasik që nuk njeh moshë, i shumëpreferuar nga Michelle Williams
Drejt dhe me baluke – funksionon përherë, besojini shijes së Naomi Campbell!
Volum pa “hesap“ si Jennifer Lopez, bashkë me ca onde natyrale
Të derdhur poshtë veshit – i shkon shumë fytyravë të rrumbullakëta si Cameron Diaz
Të leshuara dhe me onde poshtë – ja pse Kate Middleton duket kaq mirë!
Të drejta “ presh“- modeli të cilin Gwyneth Paltrow nuk e tradhëton
Kacurelat pastaj janë të mirëpritura në cdo kohë!!!!
Mos u cudisni, por ecin mjaft mirë ( dhe së fundi preferohen goxha madje) edhe flokët “ e shkatërruar“- këto janë super, sepse edhe nuk lodhesh me stilimin!