Zaharova: Stërvitjet e NATO-s në veri të Evropës janë antiruse

Stërvitjet e ardhshme të NATO-s në veri të Evropës në afërsi të kufirit rus qartë janë antiruse, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zaharova.

“Numri i stërvitjeve me përmasa të gjera, të cilat zbatohen përgjatë kufirit tonë është duke u rritur. Kështu, në tetor dhe në nëntor stërvitjet ushtarake të forcave të bashkuara të NATO-s, të cilat do të jenë më të mëdhatë në 16 vitet e fundit, duhet të mbahen në territorin norvegjez, në Detin baltik dhe pjesën veriore të Oqeanit Atlantik”, deklaroi Zaharova.

Ajo shtoi se në kuadër të këtyre stërvitjeve është “planifikuar trajnim në aftësitë për zbatimin e defensivave, ndërsa që është me rëndësi kyçe si dhe operacione ofensive.

“Ky demonstrim i forcës duhet të ruhet në afërsi të kufijve rusë dhe qartë është antirus. Veriu i Evropës, i cili dikur ishte i qetë në pikëpamjen ushtarake, si edhe rajoni i Baltikut po shndërrohen në poligon për simulimin e operacioneve ushtarake masovike”, porositi Zaharova.

NATO nga ana tjetër, dje kumtoi se stërvitja e madhe ushtarake e Rusisë dhe Kinës muajin e ardhshëm tregon se Moska edhe më tej është e fokusuar drejt përplasjes në përmasa të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button