Ushqimet që ju duhen pas pushimeve verore!

Për këtë arsye, do t’ju japim disa këshilla mbi “menunë e lumturisë”. Shikoni galerinë e mëposhtme dhe futjuni gatimit…

Zgjidhni ushqime që stimulojnë hormonet e humorit të mirë, ato që përmbajnë: serotonin, dopamin, oksitocin dhe triptofan.

Vitaminat: Mbushuni me fruta me ngjyrë. Vitaminat – Ato janë thelbësore për mirëqenien psikofizike të trupit tonë. Alternoni ngjyrat e frutave dhe perimeve për të siguruar një shumëllojshmëri të mirë të ushqyesve. Vitaminat janë të rëndësishme për gjendjen tonë gjithashtu sepse hyjnë në mekanizmin e transformimit të triptofanit në serotonin.

Perimet: të mira dhe të gjalla, një bekim për qiellzën dhe për sytë.

Çokollatë e errët: Shumë e mirë për një humor të mirë.

Omega 3: peshku i kaltër është aleati juaj. Omega 3 – Janë një bekim: Acidet yndyrore omega 3 janë një burim i vlefshëm i shëndetit dhe mirëqenies: ato ndihmojnë funksionimin normal të zemrës, hipertensionit, kolesterolit, ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira dhe për të qëndruar i ri . Ata janë gjithashtu të dobishëm për luftën kundër depresionit: për të përfituar ato duhet të konsumojmë peshq, sidomos atë blu, dhe fruta të thata, sidomos arrat.

Bishtajore: për të marrë proteina. Bishtajoret – fasule, qiqrat dhe thjerrëzat janë një burim i mirë i proteinave dhe i triptofanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button