NATO dhe Ballkani, konferencë për menaxhimin e situatave urgjente

Në Strugë sot do të hapet konferenca shkencore-hetimore “Përgjigje të qëndrueshme ndaj fatkeqësive zhvillim i kapaciteteve rajonale” në organizim të Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë me mbështetje nga Këshilli Atlantik i Shqipërisë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë më shumë se 40 përfaqësues nga NATO-ja, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Turqia. 

Përfaqësues të institucioneve shtetërore, profesorë universitarë dhe ekspertë do t’i kushtojnë vëmendje të kapaciteteve të ndryshme rajonale në fushën e menaxhimit të krizës që shtetet e Ballkanit Perëndimor i kanë dhe planifikojnë t’i zhvillojnë. 

Konferenca paraqet edhe mundësi për shkëmbimin e ideve kombëtare lidhur me zhvillimin e kapaciteteve për ndihmë në situata urgjente në procesin e integrimit në NATO.

Projekti është mbështetur nga programi i NATO-s “Siguri përmes shkencës” i cili mbështet projekte të shteteve anëtare dhe shtete partnere të NATO-s për qëllime shkencore të cilat janë në shërbim të sigurimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button