Samiti i BE-së, aprovohet paketa 120 miliardëshe

Në samitin që po zhvillohet në Bruksel udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord në parim mbi një paketë ndihme për eurozonën me vlerë 120 miliardë euro, bëri me dije shefi i Këshillit Europian, Herman van Rompuy. Ndërsa bisedimet kanë vazhduar në Bruksel për të bindur Italinë dhe Spanjën për të nënshkruar marrëveshjen, pas kërkesës së tyre për të ulur kostot të huamarrjes. 

Paketa e re e rritjes, shpallur nga Kreu i Këshilli të BE-së, Herman Van Rompuy, është e përbërë nga:

– Një nxitje e kapitalit prej 10 miliardë eurosh për Bankën Evropiane të Investimeve, që pritet të rrisë kapacitetin e përgjithshëm të kreditimit nga 60 milardë euro. 

– Shënjestrimi i 60 miliardë eurove të fondeve të papërdorura strukturore për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të krijojë vende të reja pune. 

– Nisja e një projekti pilot të bonove të BE-së me vlerë 4.5 miliardë euro për përmirësimin e infrastrukturës, duke u përqendruar tek energjia, transporti dhe prodhuesit e gjërë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button