Lokalizohet zjarri në Karadakun e Kumanovës

Është lokalizuar zjarri, i cili për tre ditë rresht kishte shkrumbuar mbi 50 hektarë pyje në Karadakun e Kumanovës. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, ishte vështirë të depërtohej në këtë terren mbi Liqenin e Gllazhnjës së Likovës, kurse përhapjen e zjarrit e ndihmonte edhe era e fortë.

Gjatë një takimit me strukturat komunale të Likovës, kryetarëve të Bashkësive vendore  dhe përfaqësuesve të policisë e Drejtorisë për menaxhim me kriza , drejtori i Njësisë “Pyjet e Maqedonisë” në Kumanovë, Vaid Saiti, gazetarëve u tha se ky takim është caktuam me qëllim që të ndërmirren masa preventive që të mos përsëritet e njejta.

“Zjarri i shkaktur është nga papërgjesgjësia e faktorit njeri. Pikërisht për këtë sot jemi tubuar për të ndërmarrur masa preventive që të mos na përsëritet rasti i para tri ditësh, sepse ajo është pasuri e kësaj komune dhe nuk duhet lejuar që sa çel e mbyll sytë të na digjet mali”, deklaroi Vaid Sahiti, drejtor i NP “Pyjet e Maqedonisë” – Njësia në Kumanovë.

Në këtë takim nga të gjithë të pranishmit u ngrit iniciativa e formimit të një ekipi zjarrëfikësish në Komunën e Likovës, që do të ishte më funskional dhe më afër popullatës së kësaj ane./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button