Ministri i Jashtëm sirian nesër do të vizitojë Moskën
Ministri i Punëve të Jashtme i Sirisë, Wailid al-Muallem, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për vizitë në Moskë para procesit të paqes siriane në Gjenevë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme ruse bën të ditur se al-Muallem me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, do të diskutojë mbi bisedimet e paqes së Gjenevës të planifikuara për më 14 shtator, riatdhesimin e refugjatëve sirianë dhe sulmet “e inskenuara” kimike në Idlib.
Siria është përfshirë nga një luftë e egër qytetare që nga viti 2011 kur regjimi i Bashar al-Assadit shtypi protestat pro-demokratike në vend.
Sipas OKB-së, që atëherë në konflikt qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona janë shpërngulur.