Raporti i OSBE-së: Prokuroria Speciale akuzon 142 persona, udhëheq 12 hetime

Gjithsej 142 persona akuzohen në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq më së shpeshti për veprën për të cilën ndiqen të akuzuarit është keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar, tregon raporti i ri OSBE-së për aktivitetet dhe lëndët e Prokurorisë Speciale, për periudhën nga shtatori i vitit 2015-të deri në janar të vitit 2018, njofton Portalb.mk.

Në raport theksohet se PSP udhëheq 20 lëndë, edhe atë 3 lidhur me skandalin e përgjimeve kundër autorët eventual të përgjimit të paligjshëm dhe 17 lëndë të cilat dalin nga bisedat e përgjuara dhe veprat eventualisht penale të cilat janë dëgjuar në biseda.

PSP nga Prokuroria Themelore Publike i ka marrë katër lëndë – “Monstra”, “Puç”, “Sopoti” dhe “Spiuni”.

Në raport thuhet gjithashtu se për 20 hetime të PSP-së janë ngritur akuza deri më 30 qershor të vitit 2017 në të cilën janë të përfshirë 142 të akuzuar, përfshirë edhe 7 ndërmarrje. 20 akuza janë të konfirmuara deri në fund të janarit të këtij viti, ndërkaq njëra është pjesërisht e konfirmuar, ndërkaq PSP për momentin udhëheq 12 hetime.

Vepra më e shpeshtë për të cilën ndjek PSP është keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar (9 raste). Vepra tjera kyçe të cilat i ndjek PSP janë keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore, shkelje të së drejtës së votimit, keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, fshehje të tatimit, pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button