Tribunali ia heqë një akuzë për gjenocid Karaxhiqit

Tribunali për Krime lufte në Hagë ka hequr njërën nga dy akuzat për gjenocid që rëndonin ndaj liderit politik të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiqit. 

Akuza ka të bëjë me dyshimet për gjenocid, për dëbimin e joserbëve nga qytetet e Bosnjes në vitet 1992-1995, por ai ende ngarkohet me akuzën për gjenocid në Srebrenicë, ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Fjala është për akuzat për gjenocid ndaj myslimanëve dhe kroatëve në shtatë komuna të tjera të Bosnjës.

Duke e lexuar vendimin, kryesuesi i panelit O Gon Kvon, ka thënë se provat e ofruara nga prokuroria nuk kanë qenë të mjaftueshme për të dëshmuar se forcat e serbëve të Bosnjës në komunat Bratunac, Foçë, Kluç,Prijedor, Sanski Most, Vllasenicë dhe Zvornik, kanë tentuar “të shkatërrojnë tërësisht ose pjesërisht” myslimanët dhe kroatët si grupe etnike, që është edhe kusht për kryerjen e gjenocidit, ndonëse ka prova të mjaftueshme se në ato komuna është kryer dëbimi i joserbëve.

Karaxhiq ngarkohet edhe me 9 akuza të tjera. Ai u arrestua në Beograd, në korrik të vitit 2008, 13 vite pasi ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button