Miniera në Zajaz, nën menaxhim të Kurum-it turk

Kompania turke Kurum Holding nga Stambolli është fituesja e tenderit ndërkombëtarë për eksploatimin e mineraleve nga miniera Tajmishte në Zajaz. Në thirrjen publike për koncesionim ishin të paraqitura gjashtë kompani, një norvegjeze, një greke, dy turke dhe dy vendase, ndërsa çmim më të lartë ofroi pikërisht Kurum Holding nga Stambolli e cila ofroi 123 milion denarë, për minierën e cila nuk funksionon reth njëzet vite.

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini tha se nga bisedimet me drejtuesit e kompanisë kanë rënë dakord që investimi i tyre të arrijë 100 milion euro dhe të hapen 500 vende të reja pune.
Kjo marrëveshje është rezultat i Roud-show-t qeveritar dhe takimeve që në Stamboll delegacioni qeveritar i zhvilloi me kompaninë Kurum Holding. 

Kurum Holding në Ballkan është mbi 15 vite. Në Shqipëri ajo menxhon kompaninë që ishte mburrja e sistemit komunist Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa si nje nga prodhuesit kryesore të hekurit e çelikut në Turqi dhe Ballkan, Kurum Holding A.?. u themelua ne vitin 1975 si një kompani tregtare e çelikut nën emrin “Kurum Demir A.?.”.

Gjatë kësaj periudhe më shumë se 30 vjeçare, tashmë ushtron aktivitetin e saj në sektorin e hekur çeliqeve, prodhimin e gëlqeres dhe oksigjenit të pastër, riparim dhe mirëmbajtje anijesh, menaxhim porti, shërbimeve te sigurimeve dhe te tregtisë se jashtme etj./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button