Rritet numri i të vdekurve nga tërmetet në Indonezi

Rritet në 563 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve në ishullin Lombok të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Ministrisë së Punëve Sociale dhe të Sigurisë, Harry Hikmet, tha se për shkak të tërmeteve në lindje të vendit, në ishullin Lombok, numri i të vdekurve është rritur në 563.

Gjithashtu si pasojë e tronditjeve theksohet se janë dëmtuar të paktën 75 mijë shtëpi si dhe 431 mijë e 436 persona kanë mbetur të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Pas tërmetit 7 ballë më 5 gusht ishulli dy ditë më parë është tronditur edhe nga dy tërmete 6.3 dhe 6.9 ballë.

Në ishullin Lombok më shumë se 1 mijë tronditje janë regjistruar në 20 ditë.

Ndërkohë që vazhdojnë ende punimet e kërkim – shpëtimit nëpër rrënoja, ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button