Demalijaj: S’ka asnjë veteran të rrejshëm në lista

Mbi 22 milionë euro vlerësohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës veteranët e rrejshëm vetëm gjatë periudhës janar – korrik të këtij viti nëse konfirmohen pretendimet e prokurorit të dorëhequr Blakaj se në listat e veteranëve janë mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm, shkruan “Zëri“.

Anëtari i Komisionit për Statusin e Dëshmorit të Kombit, Invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veteranit, Shkumbim Demalijaj, njëherësh deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka mohuar se mund të ketë ndonjë veteran të rrejshëm në lista. Sipas tij, të gjitha informacionet që janë publikuar kohëve të fundit janë vetëm spekulime.

“Unë nuk njoh veteran të rrejshëm, ata nuk e kanë fituar atë status jashtëligjshëm, le të merret Prokuroria dhe gjyqësia. Unë njoh veteranë të cilët janë me ligj. Kjo është çështje e mekanizmave shtetërore, Komisioni e ka kryer punën e tij në bazë të ligjit. Janë spekulime të gjitha ato informata se ka veteranë të rrejshëm. Le ta rregullojë këtë ligji, ai ia jep të drejtën këtyre personave dhe në bazë të ligjit ka punuar Komisioni”, ka thënë ai për “Zërin”.

Demalijaj ka thënë se nëse del që dikush është futur në ato lista pa qenë veteran, për këtë duhet të përgjigjen komandantët e atyre personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button