Merkel: Krimet kundër armenëve nuk duhet të harrohen

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Armeni tha se krimet kundër armenëve nuk mund të harrohen.

Ajo foli për masakrën, në të cilën u vranë rreth 1.5 milionë armenë në vitin 1915, në kohën e Perandorisë Osmane, transmeton REL.

Në deklaratën e saj, Merkel nuk e përdori fjalën “gjenocid” për të shmangur përsëritjen e tensionit me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

“Ne e kuptojmë se çfarë krime janë kryer kundër një numri të madh të armenëve. Këto vuajtje nuk duhet të harrohen”, tha Angela Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button