Euro 2012, Spanja kalon në finale pas penalltive

Spanja është finalistja e parë e Europianit të Futbollit Euro 2012.

Kombëtarja e drejtuar Del Boske mposhti me 11-metërsha Portugalinë e Cristiano Ronaldos dhe pret në finale kundërshtarin që do të dalë nga klasikja europiane Gjermani-Itali.

90 minutat e rregullta të ndeshjes dhe 30 minutat shtesë përfunduan me rezultatin e bardhë 0 me 0.

Që të dyja skuadrat tentuan që të mbyllin ndeshjen para penalltive, por tentativat rezultuan të pasuksesshme.

Edhe tek 11-metërshat sërish Patrisio dhe Kasijas japin shenjat e protagonistëve kryesorë duke pritur goditjet e para. Më pas Bruno Alvesh tregon tension duke goditur traversën dhe Fabregas i dhuron finalen e tretë në katër vjet skuadrës së Del Boskes me penalltinë e fundit. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button