Sekretari shtetëror amerikan emëroi të dërguarin special për Korenë Veriore

Sekretari shtetëror i SHBA-së Majk Pompeo e emëroi Stiven Bigan, nënkryetar të kompanisë automobilistike Ford, si  përfaqësues të tij special për  Korenë Veriore. Javën e ardhshme, të dy do të udhëtojnë në Phenian.

“Stiv do ta udhëheqë politikën amerikane drejtë Koresë Veriore dhe do t’i koordinojë përpjekjet për plotësimin e së hartuarës nga presidenti Tramp për çarmatim përfundimtar dhe të plotë të Koresë Veriore, siç ishin marrë vesh me liderin koreanoverior Kim Xhong-un”, tha Pompeo, i cituar nga Rojters.

Deri më tani Bigan ishte nënkryetar, përgjegjës për marrëdhëniet me qeveri të huaja, në korporatën Ford. Ai ishte i punësuar në Shtëpinë e Bardhë dhe ndihmës i këshilltares për siguri kombëtare Kondoliza Rajs gjatë kohës kur në pushtet ishte presidenti Xhorgj Bush. Bigan ishte këshilltar edhe i ish-shefit të grupit parlamentar të Republikanëve në Senat (në periudhën 2003-2007) Bil Frist.

Pompeo nuk precizoi se kur saktë do ta vizitojë Korenë Veriore javën e ardhshme. Kjo do të jetë vizita e tij e katërt në vendin e mbyllur komunist për këtë vit dhe vizita e dytë pas takimit historik ndërmjet Tramp dhe Kim Xhong-un më 12 qershor në Singapor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button