Parlamenti aprovoi hua prej 100 milionë eurove

Shumica e Parlamentit të Maqedonisë sot aprovoi Ligjin për garanci nga Maqedonia për detyrimet për Marrëveshjen financiare dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të projekteve tjera prioritare, mes Bankës Investuese Evropiane (BIE) dhe Bankës së Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit (BMMZH).

Me ligjin shteti e garanton burxhmarrjen nga BIE në shumë prej 100 milionë euro, që BMMZH do t’i plasojë përmes bankave afariste deri te shfrytëzuesit e fundit, ndërsa së paku 70 për qind e kësaj linje kreditore do të dedikohen për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button