19 mijë veteranëve pritet t’u ndalen pensionet

Pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë me dije se i ka shkruar letër Këshillit Prokurorial të Kosovës në lidhje me hetimin për listat e veteranëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se në procesin e verifikimit të statusit të veteranëve të UÇK-së janë bërë manipulime, shkruan “Epoka e re”.

Edhe Kryesia e OVL-UÇK-së i ka bërë thirrje Prokurorisë së shtetit që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund.

Ndërkaq kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka paralajmëruar se pas ngritjes së aktakuzës do të merret vendim për ngritjen e masës së përkohshme që veteranëve të rrejshëm t’u ndërpriten pagesat.

“Kërkesa e kryeprokurorit ka qenë që të përfshihen ata emra, në mënyrë që të propozojmë që të ndalen pasojat e dëmshme të shkaktuara nga veprimi i kundërligjshëm. Konkretisht që të ndalet shpërndarja e 3.6 milionë eurove në muaj për këta 19 mijë veteranë”, ka thënë Lumezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button