Iran, 3 milionë familje pa sigurim social

Në bazë të një hulumtimi 3 milionë familje që jetojnë në rajonet rurale të Iranit, janë të privuar nga sigurimi social, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore të Fermerëve, Banorëve dhe Nomadëve, Muhammed Riza Vaiz Mehdevi në deklaratën për Agjencinë studentore iraniane të lajmeve (ISNA) dha deklarata lidhur me sigurimet sociale të popullatës që jetojnë në vendet rurale të shtetit.

Në kuadër të hulumtimeve të zhvilluara në 6 milionë familje të pjesëve rurale të Iranit është identifikuar se 3 milionë familje nuk kanë asnjë sigurim social, ndërsa deri në fund të vitit në këto rajone do të sigurojnë të paktën një person nga çdo familje.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Iranit popullsia e vendit në vitin 2017 kishte arritur në 80 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button