LD: Me mjetet buxhetore nuk mund të zhvillohet fushatë kundër referendumit

Lidhja Demokrate e Maqedonisë konsideron se institucionet shtetërore duhet të zhvillojnë fushatë informative për referendum të suksesshëm dhe implementim të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, si parakushte kryesore për anëtarësim në NATO dhe BE, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e kanë definuar interesin nacional dhe strategjik që është anëtarësimi gjysmë i plotë në NATO dhe BE dhe që të realizohet ai proces janë të nevojshme ndryshime të domosdoshme kushtetuese.

Para se të vihet në ndryshimet kushtetuese organizohet referendum konsultativ, ku duhet të kihet parasysh se Kuvendi miratoi ligj për ratifikimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe zbatimi i atij ligji i obligon të gjithë deputetët, pa dallim se si votojnë.

Për këtë shkak konsiderojmë se në Kuvendi kyçet në fushatë me mjetet buxhetore, në asnjë rast deputetët nuk mundet të zhvillojnë fushatë kundër referendumit.

Ndryshe, çdo qytetarë që i ka njohur perspektivat për Maqedoninë për hyrje në BE dhe NATO, duhet të kyçet në fushatën e referendumit”, thuhet në kumtesën e LD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button