Maqedoni, propaganda për referendumin pa rregullore të veçantë

Realizimi i propagandës publike duhet të udhëhiqet me rregullore të veçantë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), me qëllim që të precizohet se në bazë të cilave kritereve shoqatat, individët dhe grupet mund ta udhëheqin fushatën, dhe të reagohet ndaj asaj nëse keqpërdoret. Për fushatën e referendumit parashihen edhe fonde publike, shkruan Portalb.mk.

Rregulla për fushatën mënyrën e realizimit të fushatës së referendumit, në përjashtim për Qeverinë, nuk ka. Sipas ish kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Novakovski duhet të ketë rregullore të veçantë se në bazë të çfarë kushtesh duhet të udhëhiqet propaganda për referendumin.

“Si do të kontrollohet pjesëmarrja e tyre, kur ata nuk janë të detyruar që të paraqiten. Propaganda publike duhet të jetë e rregulluar me rregullore të veçantë dhe të dihet se Kuvendi është propozues, respektivisht partitë në të, kurse për të gjitha të tjerat – si shoqatat, individët dhe grupet, KSHZ duhet të marrë qëndrim se në bazë të çfarë kushtesh duhet të udhëhiqet propaganda. Dhe të dihet nga ku janë mjetet me të cilat udhëhiqet propaganda”, sqaron për DW, Aleksandar Novakovski.

Sipas Novakovskit, Kuvendi i Maqedonisë, si i autorizuar për shpalljen e referendumit, duhet të deklarohet se kush janë “të tjetër” që përveç asaj do të udhëheqin fushatë.

Nga ana tjetër, nevoja që të dihet rregullat e fushatës së referendumit vjen për shkak se për Kuvendin e Maqedonisë Qeveria e Maqedonisë parasheh 81 milionë denarë për fushatë referendumit, të cilat do të mundësojë që 120 deputetët, varësisht si do të prononcohen për referendum, me “kundër”, “për” apo “bojkotim” do të kenë mundësi të realizojnë fushatë me para publike. Paratë që do të teprojnë do të kthehen në buxhetin shtetëror.

“Qeveria ka sjellë vendim me të cilin e obligon Ministrinë e Financave që të përgatit propozim-vendim për sigurim të 80 milionë denarëve nga buxheti rezervë, të cilat do të jenë në shfrytëzim për realizim të fushatës, në bazë të planit të miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si autorizues i miratimit të referendumit. Nëse në fund të fushatës ka mjete të pashfrytëzuara, ato do të kthehen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Kurse Qeveria e Maqedonisë vetëm për rrjete sociale do të harxhojë 400 mijë denarë, duke mos specifikuar se çfarë parashihet të realizohet me ato para. Qeveria parasheh edhe takime në terren, pjesëmarrje në ngjarje publike dhe intervistë në media televizive dhe radio.

LEXO: Qeveria e Maqedonisë tregoi mënyrën e zhvillimit të fushatës së referendumit
LEXO: Referendumi, 400 mijë denarë Qeveria do të harxhojë për Twitter, Instagram…
LEXO: Referendumi, 1.3 milionë euro për Kuvendin e Maqedonisë
LEXO: Trupin Koordinues për referendumin do ta udhëheq Xhaferi, VMRO-DPMNE nuk erdhi në koordinim
LEXO: Maqedoni, para publike edhe për deputetët që janë “kundër” referendumit

Ndërkombëtarët përkrahin referendumin, VMRO-ja pa prononcim

Në lidhje me referendumin që do të mbahet më 30 shtator, janë deklaruar edhe Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kancelarja gjermane, Angela Merkel, por jo edhe opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE. Faktori ndërkombëtar pret miratim të referendumit me qëllim të hapjes së rrugës për anëtarësim në NATO dhe BE, transmeton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE-ja si partia më e madhe opozitare në vazhdimësi është duke mbajtur konferenca për media në të cilat paralajmërohet se së shpejti do të pronocohet për referendumin, megjithëse ka paralajmëruar se do të mbajë fushatë informative.

Kancelarja Angela Merkel: Referendumi, angazhim për ardhmërinë e Maqedonisë

“Kancelarja Merkel e vërtetoi përkrahjen e Gjermanisë për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila zgjidh kontestin shumë vjeçar, që ishte pengesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Në këtë drejtim bashkërisht është thënë se referendumi është akti më i lartë demokratik dhe shprehje e angazhimit për të ardhmen e shtetit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë

Eurokomesari Johanes Han: Mbetet materializimi i perspektivës euroatlantike

“Zgjedhja është mes mbajtjes së koncepteve të vjetra nacionaliste dhe pranimit të ardhmes së shtetit me reforma dhe eurointegrime në NATO dhe BE. Qytetarëve u mbetet të vendosin se a do të materializohet ose jo kjo perspektivë me të gjitha benefitet konkrete”, tha Johanes Han.

LEXO: Zaev-Merkel: Referendumi është shprehje e përcaktimit të qytetarëve për ardhmërinë e shtetit
LEXO: Për BE-në dhe SHBA-në referendumi është zgjedhje mes së ardhmes dhe izolimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button