Zbulime të reja arkeologjike në Butrint

Një grup studentësh të arkeologjisë nga Universiteti i Gjirokastrës dhe ai i Tiranës, në bashkëpunim edhe me studentët e arkeologjisë nga universiteti “Notre Damme” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kryer një sërë gërmimesh në Butrint.

Gjatë kësaj ekspedite kanë dalë në dritë një sërë elementesh mjaft të rëndësishëm. Pjesa lindore e forumit dhe bazilika janë zonat e zbuluara nga ekspedita e studentëve arkeologë.

Objektet e zbuluara datojnë në shekullin VII para Krishtit. Arkeologu prof. dr. Dhimitër Çondi, i pyetur për gazetën “Panorama”, thotë se “me gërmimet e reja në Butrint dalin në dritë dëshmi të reja të një qytetërimi të lashtë. Pjesa lindore e forumit të tij ishte në qendër të zbulimit disajavor që ndërmorën 55 studentë të arkeologjisë në Universitetin e Gjirokastrës dhe Tiranës, me asistencë edhe të studentëve amerikanë të universitetit “Notre Damme” në SHBA.

Ekspedita arkeologjike ka qenë e përqendruar përgjatë dy muajve të fundit në zbulimin e elementeve tërësore  të një pjese të qytetit apo, siç quhet ndryshe në gjuhën e arkeologëve, forumi i tij. Objektet e zbuluara i përkasin periudhës para Krishtit dhe më saktësisht në shekullin VII para tij. Me zbulimet e objekteve më të fundit në Butrint vërtetohet me fakte konkrete se Butrinti ka një histori më të hershme zhvillimi nga ai që kemi mësuar deri më tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button