“Shtabi i krizës për bojkot të referendumit” kërkon para nga Qeveria për fushatën e tyre

Janko Baçev, Solza Gërçeva, Lupço Palevski, ose siç quhen ata vetë “Shtabi i krizës kundër referendumit” kanë dorëzuar kërkesë te Qeveria e Maqedonisë për miratim të mjeteve financiare për fushatën e tyre që do ta zhvillojnë për referendumin, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i partisë Maqedonia e Vetme, Janko Baçev pas dorëzimit të kërkesës deklaroi se fushata e Qeverisë për referendumin është gënjeshtër dhe nuk është e saktë se hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE është e interesit publik.

“Interesi publik i Republikës së Maqedonisë është të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, por jo në BE dhe NATO, por në disa organizata tjera. Ne, si Shtab i krizës kërkojmë mjete financiare aq sa Qeveria do të ndajë për fushatën e vetë për referendumin, asnjë denarë më shumë”, tha Baçev.

Para mediave foli edhe Solza Gërçeva e cila tha se e fton popullin ta bojkotojë referendumin, por shtoi se u duhen para.

Ata ftuan të ndiqen shembujt e demokracive moderne, konkretisht bregzitin ku qeveria britanike ka mundësuar shumë të njëjtë të parave për të dy palët për fushatën para referendumit.

http://portalb.mk/549483-deri-te-merkuren-do-te-dihet-sa-para-do-te-kushtoje-referendumi-per-emrin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button