Topi: Rama, një amator në zgjedhjen e presidentit

Presidenti në largim Bamir Topi dënoi ashpër sot ndryshimet kushtetuese që përcakojnë zgjedhjen e Presidentit. Ai i ka cilësuar ato si ndryshime që shkuan në në favor të autoritarizmit të dy personave, kryetarit të PD-së, dhe atij të PS-së, ndërsa akuzoi Ramën se u soll si amator në këtë proces.

I ftuar në emisionin televiziv, ‘Tonight’ nga Ilva Tare, i pyetur për zgjedhjen e presidentit, Nishani tha se gjate ketij procesi “nga njëra anë ishte një njeri me eksperiencë, dhe nga ana tjetër një amatorizëm politik. Ata erdhën me moton, ‘O i fitoj të gjitha o i humb të gjitha’”- tha ai.

I pyetur se kush u tregua amator në këtë rast, Topi u përgjigj se i tillë ishte kreu i PS, Rama.
“Unë jam shumë i qartë, nuk fshihem pas frazave. Nëse unë dua të them e them, nëse në atë përballje ka pasur një predispozicion, kishim përballë, një njeri me karrierë të gjatë në politikë nga ana tjetër, një njeri për fat të keq, tregoi një amatorizëm të theksuar politikë. Unë e kam thënë disa herë këtë. Unë kam tentuar t’i paralajmëroj. Unë nuk kam fyer njëri, kam gjetur gjuhën e argumentit”.

Sipas Topit, procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri edhe pse nuk pati konsensus ishte kushtetues.
Procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet kushtetues pavarësisht se nuk u arrit konsensusi. Nuk ka arsye pse të kontestohet nga kreu i opozitës. Ndryshimi kushtetues është përgatitur nga krerët e qeverisë dhe opozitës. Ata e kanë gatuar vetë, dhe sikur ta kenë gatuar të tjerë, duhej respektuar procesi”.

Lidhur me presidentin e zgjedhur, Bujar Nishani, Presidenti në detyrë u shpreh se e vlerëson figurën e tij. “Unë kam një njohje relativisht të vjetër, 11 vite dhe me Nishanin vazhdimisht kam patur një komunikim korrekt, në disa pozicione, edhe në rolin e Presidentit me ministrin e Drejtësisë. Një figurë që i ka shanset për ta administruar mirë atë pozicion.”

Presidenti në largim Bamir Topi theksoi se pas mbarimit të mandatit presidencial më 24 Korrik, do të rikthehet në politikë si misionar. Ai tha se nuk ka asnjë kuriozitet e qellim për të bërë karrierë politike.
“Nëse unë do kthehem, do kthehem si misionar, pa pasur asnjëherë referenca kolltuqesh apo karrigesh. Ua them ne fund të një karriere të gjatë, duke nisur me jetën akademike por edhe në politikë. Deputetë disa herë, ministër, kryetarë grupi në opozitë dhe mazhorancë, President. Unë kam bindje të plotë se rikthimi im në politike do të jetë si një misionar. Unë kjo karrierë kjo ekspriencë do më shërbejë dhe mua dhe ty dhe atyre që më kanë ndjekur”.

Pas largimit si President
I pyetur nëse pas përfundimit të mandatit presidencial, ai do k´jetë kryetar i Fryma e Re Demokratike, (FRD), Topi tha se ‘Deri në përfundim të mandatit nuk prononcohem, ka tendencë që pas mbarimit të mandatit presidencial unë do rikthehem në jetën politike. Pa interferuar në cështje të interesave, për perspektivën do kemi kohë të flasim. Kryetar i FRD? Kjo pyetje do ketë përgjigje në tjetër format tjetër televiziv. Jeta nuk është politikë, është gushti para, qytetarët duan pushime, kanë pushimet para. Ka kohë”.

Topi më tej theksoi se gjatë pozicionit si president ka kontribuar në zbutjen e konfliketeve të klasës politike. Topi tha se shpreson se nëse Shqipëria futet ne BE, atëherë klasa politike do ketë për detyrë të zbatojë disa standarte dhe do tregojë pjekuri.

Hapja e dosjeve
Presidenti Bamir Topi deklaroi se, “dosjet e regjimit komunist në Shqipëri duhet të hapen”, ndërsa konfirmoi se në jetën politike shqiptare ka individë që në të shkuarën kanë qenë të lidhur me sigurimin e shtetit.
I ftuar në një emision televiziv, Topi tha se “në Shqipëri duhet të hapen dosjet e regjimit komunist, pasi në rrethet e politikës shqiptare ka persona që kanë pasur lidhje me sigurimin”.
BE
Përsa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, Topi tha se ka besim se ky proces do të përmbyllet me sukses.

(d.b/BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button