Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të prokurorëve publik, asnjë shqiptar

Sot në Kuvend u zgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit të prokurorëve publik. 

“Sfidat që qëndrojnë para  Këshillit të ri të prokurorëve publik jemi të bindur se do të merren me seriozitet dhe përgjegjësi si edhe deri tash” – tha Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti.

“Shpresoj dhe besoj që konform kompetencave të reja ligjore që pritet zbatimi i ligjeve të reja që janë shumë të rëndësishme për sundimin e së drejtës, dhe sfidave që vijnë drejt reformave dhe ndryshumeve, këshilli i prokurorëve bashkë me anëtarët e rinj të këshillit të prokurorëve do të kenë kapacitetin të bartin këtë përgjegjësi” – tha Bexheti.

Por në mesin e anëtarëve të rinj nuk ka asnjë shqiptar. Bexheti duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske pse nuk ka anëtarë shqiptar tha se shqiptarë ka pasur më herët dhe nuk është e domosdoshme që në çdo zgjedhje të ketë shqiptarë.

“Mendoj se këto janë çështje që zgjidhen në kontiunitet dhe nuk mendoj se për çdo ditë duhet të matemi a zgjidhet prej këtij etniteti apo prej atij etniteti. Në këshillin e prokurorëve ka prej disa bashkësive etnike, në mesin e tyre edhe shqiptarë” – tha Bexheti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button