Astrologu parashikon: NATO do ta zgjidh emrin e Maqedonisë?

Qorrsokaku në të cilin gjendet Maqedonia me kontestin e emrit me Greqinë do të zgjidhet në vitin 2017. Madje, emri do mbetet i njëjtë ndërsa atë do ta zgjidh NATO.

Në mungesë të rezultateve nga personat e duhur, tv A1on ka thirrur për ndihmë astrologun e njohur turk Mustafa Këllëç i cili ka parashikuar ngjarjet të cilat do të vijojnë në Maqedoni.

Në pyetjen rreth kontestit të emrit ai ka thënë se do të zgjidhet  në vitin 2017, ndërsa vendit nuk i shkruhet mirë deri atëherë sepse do të ballafaqohet me kriza të shumta në sferën e ekonomisë dhe politikës.

“Maqedonia do të anëtarësohet në BE dhe NATO me të njëjtin emër që ka tani dhe se në mënyrë që NATO do të marrë çdo gjë në duar dhe do ta zgjidh këtë çështje” ka thënë Këllëç.
Nëse do ti besonim këtij astrologu i cili deri më tani ka bashkëpunuar me personalitete të njohura, si dhe  me FBI-në, atëherë sipas tij, nuk do të ketë  ndryshime në funksionet kyçe të Qeverisë. 

Mustafa Këllëç e ka parashikuar sulmin terrorist në New York ku u rrëzuan dy ndërtesat binjake, cunamin dhe tërmetin në Japoni dhe shumë katastrofa tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button