Durrës, grabitet makina bashkë me një fëmijë brenda

Një makinë tip Mercedes Vito, bashkë me një fëmijë brenda, është vjedhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. 

Makina me targa polake “KR353RL”, në pronësi të familjes Mellani, është vjedhur nga persona ende të pa identifikur ne lagjen 13 tek zona e plazhit. 

Familja Mellani ishte futur në një dyqan për të blerë një frigorifer, ndërkohë që makina ishte lënë ndezur, bashkë me fëmijën brenda. 

Policia e Shtetit u vu në gatishmëri totale, me në krye Drejtorin e Përgjithshem zotin Hysni Burgaj, ku brenda 40 minutash u gjend fëmija në afërsi të Laprakës. 

Pas postblloqeve të shumta të ngritura nga policia u gjend dhe makina e braktisur në Milot nga autoret të cilët u larguan në drejtim të pa ditur. 

Fëmija është në gjendje të mirë pas egzaminimit të bërë ne maternitetin “Mbretëresha Geraldin”, më pas u dorëzua prindërve. /Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button