Dentisti zbulon se “frymëmarrja me gojë” ju prish dhëmbët!

Frymëmarrja me anë të gojës nuk dëmton vetëm dhëmbët tuaj por ndikon edhe në gjendjen e përgjithshme të shëndetit tonë. Dentist Australian Dr. Lewis Ehrlich na tregon një pamje tërësore të mënyrës se si ai i trajton pacientët e tij, duke u fokusuar te lidhja midis shëndetit oral dhe mirëqënies tërësore. Frymëmarrja me gojë sidomos gjatë natës gërryen smaltin e dhëmbëve dhe shkakton prishjen e dhëmbëve, shkruan Bordo.al.

Sipas Dr.Ehrlich, hunda shërben si një system filtrimi që ndihmon në filtrimin e baktereve dhe toksinave që mund të na sëmurin.

Problemet dentare që shkaktohen nga frymëmarrja me anë të gojës

  • Frymëmarrja me anë të gojës than pështymën duke I hequr dhëmbëve kështu efektin mbrojtës
  • Pështyma ka aftësi që të vrasë mikrobet në gojë të cilat prodhojnë acid
  • Në nivele normale pH në gojë është neutral 7.7
  • Nëse konsumoni lëng portokalli ose pije me gaz para se të flini ato gërryejnë smaltin e dhëmbëve tuaj.
  • Dr.Ehrlich theksoi gjithashtu se frymëmarrja me gojë ndikon më gjerë në trupin tonë. Duke qenë se frymëmarrja me anë të hundës na ndihmon që të balancojmë oksogjenin me dioksidin e karbonit dhe parandalon frymëmarrjen e tepërt.

    Si të fillojmë të marrim frymë me hundë

    • Ngrini kokën ndërsa flini
    • Trajnoni veten tuaj gjatë ditës duke mbajtur gojën mbyllur, mani një qëndrim të saktë dhe mbani një model të qëndrueshëm të frymëmarrjes
    • Flini në një anë ose përmbys jo me shpinë
    • Bëni aktivitet fizik
    • Largoni alergjenet nga shtëpia juaj

    Burimi/Dailymail

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button