“Reporterët pa kufij” të brengosur për gjendjen e medias në Maqedoni

artikullin kushtuar Maqedonisë, “Reporterët pa kufij”, theksojnë dy ngjarje shqetësuese: mbylljen e A2 dhe dekriminalizimin e shpifjes.

“Kundër një sfondi mesazheve të urrejtjes gjithnjë e më shumë të përbashkëta dhe tensione në rritje ndërmjet komuniteteve shqiptare dhe maqedonase, dy zhvillimet e fundit kanë përforcuar shqetësimin në lidhje me lirinë e medias tërheqjen e licencës A2 TV dhe dekriminalizimin e shpifjes”- thuhet në raport.

Ata përmendin mbylljen e A2 si vazhdimësi e mbylljes së televizionit A1, e cila tani veprimtarinë e tyre e ka kufizuar në internet median.

Ndërsa për çështjen e dekriminalizimit ata shtrojnë pyetjen se si mund gazetarët të mos cenzurojnë vetveten kur rrezikojnë dënim 10 herë më të lartë se rroga e tyre mesatare.

Në raport përmendet si kontestues neni 21 i Propozim Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për media, sipas të cilit nëse mediat e huaja dëshirojnë të dërgojnë ekip në Maqedoni duhet të dërgojnë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme një muaj më herët.

Lajme të ngjashme

Back to top button