Thaçi: Nuk guxojmë të nënshtrohemi si BDI

Çështja e parë që askush nuk e konteston është se këto të cilët i kemi në qeveri janë faqja e zezë për vete, për familjet e veta dhe për tërë kombin shqiptar, ato janë tërësisht të dorëzuar, çdo ditë partneri i koalicionit i shtyp, i fyen, i ofendon dhe ata nuk lëvizin aspak. Kështu është shprehur lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në Çegran në  punimet e kuvendit të nëndegës së partisë ku Afrim Abazi është zgjedhur si kryetar i ri i nëndegës. 

“Çështja e dytë është se nuk guxon ky dorëzim dhe ky nënshtrim i tyre të bëhet dorëzim dhe nënshtrim edhe për ne të tjerët. Ne që jemi këtu prej momentit që dalim prej kësaj salle duhet ta nisim betejën dhe luftën ti bindim vëllezërit tonë që janë jashtë se ja vlen të angazhohen politikisht duke filluar prej njerëzve që janë me shkollë e deri ata që janë pa shkollë, prej bujqve deri te intelektualët të jua çojmë një porosi gjenerale se asnjë punë nuk rregullohet vetvetiu, asnjë punë nuk forcohet pa mos pas prapa vete forcë të madhe politike, ju e dini se kjo parti ka kaluar faza dhe kriza shumë të rënda mirëpo në zgjedhjet e fundit u vërtetua se kjo është rruga e vetme dhe e vërtetë e shqiptarëve që çon drejt suksesit dhe drejt zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve” ka thënë Thaçi duke apeluar te antarët e partive më të vogla politike mos të mundohen kot sepse sipas tij, PDSH-ja është ajo që i rin ballë qoftë Ahmetit qoftë Gruevskit qoftë të tjerëve.

“Ta keni parasysh se gjitha opsionet tjera janë rena dhe mashtrime, pa dashur që askënd ta ofendoj, gjithë angazhimet, të gjitha premtimet tjera të vogla janë mashtrime për popullatën. Tetova dhe Gostivari kanë mbi 350 mijë votues shqiptarë, nëse në Tetovë dhe Gostivar zgjidhet puna, atëherë zgjidhet puna për gjithë shqiptarët. Me angazhimin tonë mund ti çlirojmë edhe ata qofshin në Kërçovë, Zajaz apo në malësinë e Karadakut ku ua marrin votat me dhunë” – ka përfunduar Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button