Popovski: Greqia mos të na provokojë

Maqedonia nga Greqia pret vullnet të mirë, afrim dhe stimulim të marrëdhënieve të mira dhe jo provokime. Kështu u shpreh ministri i jashtëm Nikolla Popovski në lidhje me ngjitëset FYROM në targat e veturave nga Maqedonia të vendosura nga doganierët grekë.

“Nuk është i mirëseardhur asnjë gjest i cili është provokim dhe që nuk mund të shpie deri te përmirësimi i marrëdhënieve mes dy shteteve” tha Popovski, pas takimit me homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj.

Ai informoi se MPJ tashmë ka reaguar në nivel diplomatik dhe se pret reaksion adekuat nga fqiu jugor edhe pse bëhet fjalë për rast të incidentit individual.

“Çfarëdo qoftë praktike e cila është jashtë normave të shkruara, paraqet vetëm një sinjal për mos-përkushtueshmëri për tejkalimin e kontestit bilateral. Reagimi ynë ka të bëjë me respektimin e kornizës ligjore, për mundësinë e krijimit të lidhjeve plotësuese mes vendeve tona e jo të bëhen obstruksione dhe provokime të cilat janë në kundëshrim me lidhet dhe nuk shkojnë për dore më atë që ne dëshirojmë ta shohim si gjest për bashkëpunim të mirëfilltë” tha Popovski. 

Ditë më parë Portalb bëri publik rastin që kishte ndodhur në kufirin me Greqinë, kur doganierët grek kishin “vulosur” targat e reja të Maqedonisë me një letër ku shkruan “Ne e njohim Maqedoninë si FYROM”. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button