Xhaferri: Presim Kosova t’i rregullojë dokumentet, të udhëtojmë pa pasaporta

Qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së shpejti kufirin do ta kalojnë me letërnjoftime biometrike dhe marrëveshja do të nënshkruhet pasi që pala kosovare do të përfundojë procedurën e dhënieve e dokumenteve biometrike. Kështu u shpreh zv/kryeministri Musa Xhaferri pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Xhaferri dhe Hoxhaj kanë janë dakorduar se Kosova dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura dhe angazhimi i përbashkët në të ardhmen do të jetë realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë për qëllimin lidhshmërinë në mes dy vendeve, lidhjet infrastrukturore, lëvizja e lirë e qytetarëve, hapja e vendkalimeve të reja kufitare si dhe projekte tjera. 

“Bashkëpunimi i mirë në mes dy vendeve, nuk do të mungojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, sepse synimi i të dy vendeve është anëtarësimi në strukturat euro-atlantike NATO dhe BE. Maqedonia do të mbështet institucionet e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me përvojën që ka do të ndihmojë në liberalizimin e regjimit të vizave” theksoi Xhaferri.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hoxhaj nënvizoi se Maqedonia është një partner i rëndësishëm strategjikë i Kosovës. 

“Maqedonia dhe Kosova kanë të nënshkruar një numër të madh të marrëveshjeve në sfera të ndryshme dhe këto marrëveshje po implementohen në dinamikën e duhur. Bashkëpunimi në nivel qëndror është i shkëlqyeshëm, një bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe në nivel lokal, në mes komunave që do të reflektojë edhe me realizimin e projekteve të përbashkëta” theksoi ministri Hoxhaj. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button