Kumanovë, policët grumbulluan 26 njësi gjak

SPB e Kumanovës, sot, në bashkëpunim me Kryqin e kuq komunal, organizoi aksion për dhurimin e gjakut. Të gjitha njësitë e grumbulluara të gjakut do të dërgohen në Klinikën për transfuziologji në Shkup. Bëhet e ditur se në këtë aksion u grumbulluan 26 njësi gjak. 

“Aksioni që e organizoi SPB e Kumanovës në bashkëpunim me Kryqin e kuq komunal, mund të them se kaloi me sukses. Gjatë pesë orëve sa zgjati aksioni gjakun e tyre e dhuruan 26 të punësuar, që konsiderohet si mjaft i suksesshëm, pasiqë ky aktivitet në SPB të Kumanovës zhvillohet për të dytën herë brenda 5 muajve”, tha Selami Isufi, inspektor i lartë për komunikacion pranë SPB-Kumanovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button