Vitin e kaluar kanë vdekur më shumë burra se gra

Vitin e kaluar, sipas Entit shtetëror për statistikë, në Maqedoni, numri i personave të vdekur është rritur për dy për qind në krahasim me vitin paraprak dhe arrin 19.465 persona të vdekur, prej të cilëve 10.204 ose 52.4 për qind janë burra.

Numri i foshnjeve të vdekura arrinë 172 dhe pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të personave të vdekur arrinë 0.9 për qind në 100 persona të vdekur. Mosha mesatare e të vdekurve të gjinisë mashkullore arrinë 69.9 vjeç, ndërsa 74.4 vjeç  të gjinisë femrore.

Sikur edhe gjatë viteve të shkuara, pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit cirkulator, kjo në 59.2 për qind e rasteve të të vdekurve të përgjithshëm, më pas janë rastet tek të cilët si arsye paraqiten neoplazmat edhe atë në 18.2 për qind, me 3.9 për qind përfaqësohen rastet tek të cilët si arsye e vdekjes janë endokrinet, sëmundjet nutritive dhe metabolitike, me 3.8 për qind përfaqësohen rastet tek të cilët si arsye e vdekjes janë sëmundjet e sistemit respirator. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button