Aleanca Kuqezi: Nuk jemi parti politike në Maqedoni

Aleanca Kuqezi – Maqedoni përmes një komunikate ka informuar opinionin publik të  Maqedonisë, që sipas tyre është Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, se vepron si shoqatë joqeveritare, civile dhe apartiake. 

“Synimi i saj është bashkimi i sektorit joqeveritar shqiptar, sidomos i asaj pjese të sektorit civil e cila nuk është e kapur nga shteti, pushteti dhe nga agjenturat e huaja. Pra, për stadin aktual ku ndodhet zhvillimi politik, social dhe ekonomik i shqiptarëve këtu, si dhe raportet gati kolonialiste të varësisë mes këtij grupi dhe shtetit të kontrolluar nga grupi tjetër etnik, ne pohojmë se ideja e themelimit dhe funksionimit të AK si parti politike nuk është e mundshme dhe as e rekomandueshme” thonë nga AK-Maqedoni.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate në Maqedoni, që në Shqipëri është parti poltike, kanë thënë se ato si organizatë civile joqeveritare, në një të ardhme të afërt klasës aktuale politike do ti paraqesë një platformë e cila nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese do të synojë arritjen e barazisë të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy etni më të mëdha të në këtë vend. 

“Nëse platforma nuk do të ketë mbështetjen e faktorit politik shqiptar, Aleanca nuk do të ketë kontakte ose bashkëpunim me asnjë nga partitë politike shqiptare në IRJM. Përkundrazi AK-M, do të denoncojë mungesën e vullnetit politik të subjekteve të cilat nuk do të mbështesin platformën për barazi dhe ato do ti konsiderojë si pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes së kauzës shqiptare në këtë vend” shkruhet në komunikatën e AK-Maqedoni duke denoncuar publikisht presionin perfid dhe primitiv i cili ushtrohet nga segmente të caktuara shtetërore kundër aktivistëve të Aleancës në qytetin e Kërçovës dhe në Tetovë.

“I bëjmë thirrje publike këtyre organeve të cilat në raste edhe drejtohen nga shqipfolës të caktuar, që të heqin dorë një orë e më parë nga format e këtilla primitive të presionit ndaj bashkëkombësve dhe bashkëqytetarëve të tyre që punojnë dhe sakrifikojnë për të mirën e përbashkët të kombit”  thonë nga AK-Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button