Kosovë, pjesëtarë të FSK-së shkollohen në Maqedoni

Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati, tha se FSK-ja ka planifikuar që të dërgojë për shkollim katër vjeçar në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë ushtarët serbë dhe boshnjakë të FSK-së. Në kuadër të memorandumeve të bashkëpunimit me shtetet e rajonit, FSK-ja ka hartuar edhe planet konkrete për shkollimin e oficerëve të saj jashtë vendit.

Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati, tha se FSK-ja ka planifikuar që të dërgojw për shkollim katër vjeçar ushtarët e FSK-së, serbë dhe boshnjak, në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë.

“Jepet mundësia që edhe komunitetet jo shqiptare edhe komunitetit serb dhe boshnjak t’i prodhojmë oficerët e parë dhe të kemi kuadro të këtyre dy komuniteteve që për momentin janë deficitarë në FSK-së”, shpjegon general-lejtnant Kastrati.

Përveç nevojave të FSK-së për oficer nga minoritetet, shkak për shkollim jashtë vendit është edhe shkollimi jo adekuat i tyre dhe mos njohja e gjuhës angleze.

“Një prej detyrave tona dhe qëllimeve tona në të ardhmen si forcë multietnuike është që të përfshijmë edhe të gjitha komunitetet shqiptare dhe jo shqiptare, kjo nuk mjafton vetëm me ushtarë. Por, ne dëshirojmë që në të ardhmen në zhvillimin e karrierës të përfshijmë edhe komunitetet jo shqiptare, sidomos në këtë rast komunitetin boshnjak dhe serbë”, tha Kastrati, raporton RTK.

Ndërkaq, me 27 qershor do të bëhet edhe gradimi i radhës së kadetëve të rinj të FSK-së, bëri të ditur gjeneral Kastrati. Ai shtoi se FSK-ja si ushtri e Kosovës do të tregojë se është e gatshme dhe e vullnetshme që në kuadër të saj të përfshijë të gjitha komunitetet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button