HTC largohet nga Brazili, ndalon shitjet direkte

Fansat brazilian të sistemit operativ Android dhe telefonave të HTC’së me siguri se nuk janë të gëzuar me lajmin se prodhuesi tajvanez HTC do të largohet nga vendi i tyre.
Ky lajm tani është konfirmuar edhe zyrtarisht nga zëdhënësi i HTC’së, i cili ka thënë se zyrat e kompanisë do të mbyllen në Brazil “pas një analize të kujdesshme të tregut”.

Megjithatë, dyshohet se arsyeja kryesore e largimit të HTC-së nga tregu i madh jug-amerikan janë tarifat e larta të importit të teknologjisë, për të cilën arsye Foxconn kishte vendosur të hapte fabrikat e saj në këtë vend, në mënyrë që Apple të mund të shesë pajisjet e saj si iPad dhe iPhone në këtë vend.

Edhe pse HTC kishte kohë që nuk prodhonte telefonat e saj në Brazil, mbajtja e kostove të ulëta është faktor qenësor në këtë biznes, pasi që kompanitë kryesore që po krijojnë profite nga kjo industri janë Apple dhe Samsung, ndërsa të tjerat duhet t’i mbajnë kostot e ulëta të pajisjeve të tyre për të qenë ende atraktiv për konsumatorët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button