Të hënën fillon Java Çame, Idrizi: Koha për t’u bashkuar

Partia për Drejtësi dhe Unitet ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen Javës së kulturës çame, që do të fillojë të hënën dhe do të zgjasë deri më 30 qershor.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një konferencë për media theksoi se është koha që të gjithë shqiptarët të bashkohen për kauzën e atyre.

“Kjo është java ku të gjithë duhet të bashkohemi për të drejtat e një popullsie, e cila u diskriminua, masakrua dhe u dëbua, vetëm pse ishin shqiptarë. Kjo javë shpalos kulturën, traditën dhe historinë, e një treve, pa të cilat kombit tonë do t`i mungonte një pjesë e identitetit të tij. Për këtë arsye, për herë të parë, çështja çame dhe kultura e Çamërisë do të dalin nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm, për t`u bashkuar me çdo shqiptar”, tha ndër të tjera Idrizi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button