Temperaturat e larta, kujdes me ushqimin

Temperaturat në qytetin e Tetovës kanë arritur deri në 39 gradë. Kjo valë e nxehtë ka kapluar tërë territorin e  Maqedonisë, ndërsa institucionet si Ministria e Shëndetësisë, Ministria për Punë dhe Politikë Socialë, instituti për shëndet publik, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, japin rekomandime për qytetarët për mbrojtje nga vala e të nxehtit që ka kapluar vendin tonë.

Ndërsa në ndihmën e shpejtë të Spitalit të Tetovës kryeshefi i ndihmës së parë apelon deri tek qytetarët që tu përmbahen rekomandimeve.

Në ndihmën e shpejtë dukshëm është rritur  numri i pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmën e parë, deklaroi kryeshefi i ndihmës së shpejtë Gëzim Nuredini.

Ndërsa si arsye e temperaturave të larta mjekët rekomandojnë edhe përdorimin e ushqimit i cili duhet të jetë i freskët dhe me më pak kalori.

Si pasojë e ngrënies së ushqimit shumë qytetar kanë kërkuar ndihmën e pare. Janë paraqitur simptoma të ndryshme si vjellje, dhimbje të lukthit, zorrëve dhe temperaturë të lartë.

Në situata të këtilla mjekët rekomandojnë që pacientët të paraqiten në ndihmën e shpejtë apo tek mjeku amë, thotë mjeku Gëzim Nuredini./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button