Ivanov: Shqiptarët të kërkojnë fajin te partitë e tyre

Në një intervistë për Euronews, presidenti Gjorgji Ivanov ka folur për integrimet e Maqedonisë, kontestin me Greqinë dhe kryesisht për marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Ndërsa grekët akoma kanë vizionet e shekullit 19. Jemi të bindur  se ata kanë krijuar mitin për ekzistimin e tyre, në një periudhë kur nuk mund të verifikohen faktet, nuk ka pasur internet dhe ata kanë ngelur të pandryshueshëm në vizionin që vetë e kanë krijuar”, –  ka deklaruar presidenti maqedonas në një intervistë për televizionin evropian “Euronews”, i pyetur se çfarë porosie do ti dërgonte Athinës për të dalur nga qorrsokaku i zgjidhjes së emrit dhe parandalimit të bllokadave të mëtejme për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Nga gazetari i Euronews Ivanov disa herë është pyetur për çështjen shqiptare në Maqedoni, edhe pse presidenti mundohej ti ikë thelbit të pyetjes.

“Thonë se Ballkani është fuçi baroti. Megjithatë, asnjëherë fitili i kësaj fuçie të barotit nuk është ndezur këtu në pjesën jugore të këtij rajoni” – tha ai.

Ndërsa për vërejtjet e shqiptarëve për mosrealizimin e të drejtave të tyre ai tha se fajin duhet ta kërkojnë te partitë e tyre në koalicionin qeveritar. Ai tha se “ata kanë ministrat dhe ambasadorët e tyre”.

I pyetur lidhur me vendosjen e përmendoreve gjigante nëpër Shkup, Ivanov ka shtuar se kjo nënkupton ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave që kanë ndodhur sipas tij në këtë vend./euronews/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button