Gruevski e Sheqerinska: Qeveria e re greke nuk ka ku të ikë

Kryeministri Gruevski përshëndeti përbërjen e qeverisë së re në Greqi. Nga ajo pret të përkushtohet në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe në këtë proces të mos përdor si alibi krizën financiare.

“Shpresoj se kriza financiare nuk do të përdoret si alibi për mos aktivizim në drejtim që të gjendet zgjidhje për problemin i cili 21 vjet i ngarkon të dy shtetet” – tha Gruevski sot pas vizitës së spitalit “8 Shtatori”.

Edhe opozita maqedonase përshëndet marrëveshjen për qeveri të re në Greqi.
“Nëse politikanët grek thonin se u duhet konsensus më i gjerë që të zgjidhin çështjen e emrit, tash e kanë atë konsensus, pra nuk kanë alibi të mos marrin pjesë në bisedimet” – tha Radmilla Sheqerinska nga LSDM.

“Është vështirë të parashikohet, duke marrë parasysh të kaluarën e Samaras, duke marrë parasysh pozicionet e tija të mëparshme, dhe për këtë vështirë është sot të parashikojmë si do të jetë sjellja e qeverisë së re, megjithatë, ajo që është e mirë për Maqedoninë, në Athinë kemi qeveri e cila ka shumicë të mjaftueshme, dhe nëse ekziston vullnet politik, do të kemi partner për negociata për këtë çështje të vështirë” – tha Sheqerinska.

Ajo konstaton se nuk duhet lëshuar kjo shansë kur Greqia ka një qeveri stabile dhe shumicë të mjaftueshme.

“Maqedonia po lëshon gjasat për mbylljen e çështjes së emrit. Siç lëshuam shansin në 2008-tën kur Bush ishte kryetar shteti në SHBA, atëherë qeveria vendosi të shkon në zgjedhje të parakohshme sepse atë e kishte më me rëndësi se interesin shtetëror. Siç lëshuam shansin vitin e kaluar kur kryeministër ishte Papandreu, i cili njihet si më i butë në lidhje me këtë çështje, dhe tash e fituam ndoshta biseduesin më të vështirë, Samaras”.

Megjithatë Sheqerinska nuk beson në qëllimin e sinqertë të qeverive maqedonase dhe greke për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Zgjidhje do të ketë vetëm nëse të dy palët tregojnë vullnet politik për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Por unë mendoj se edhe Gruevski edhe Samaras do të vendosin të mos e zgjidhin problemin, ta përcjellin në duar të të tjerëve, dhe të dy do të përmbahen me njëri tjetrin duke funksionuar si dy vëllezër binjak, ashtu siç funksionin Gruevski dhe Karamanlis” – përfundon Sheqerinska në prononcim për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button