VMRO-PP: Pushteti me zor po shqiptarizon Ohrin

Partia e Lupço Georgievskit ka reaguar kundër koalicionit qeveritar duke thënë se me zor po shqiptarizojë Ohrin duke aluduar në paralelet shqipe që janë hapur në këtë qytet.

Para dy vitesh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për regjistrimin e 68 nxënësve në shkollën e mesme “Shën Naumi i Ohrit” në Ohër të cilët mësimin do ta ndjekin në gjuhën shqipe.

Vetëm pas dy viteve nga vendosja e paraleleve shqipe, ky hap i Qeverisë përjetoi një katastrofë të vërtetë. Sivjet, në konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme nuk është paraqitur asnjë nxënës për të ndjekur mësimin në gjuhën shqipe, deklaruan nga VMRO-Partia Popullore.

“Ne para dy viteve kërkuam që vendimi i Ministrisë të tërhiqet. Duam që ta pyesim Qeverinë dhe partinë në pushtet VMRO-DPMNE-në çfarë është qëllimi i hapjes së këtyre dy paraleve?!. Nuk duam që qyteti i Ohrit ta paguajë çmimin e stabilitetit të koalicionit të tyre. Si atëherë, po ashtu edhe tani, kërkojmë që VMRO-DPMNE-ja në pushtet të prononcohet rreth këtij vendimi, thekson VMRO-Partia Popullore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button