Shpërthen autoboti në autostradë, dy të vdekur e 67 të plagosur (VIDEO)
Një autobot me lëndë të ndezshme ka shpërthyer në flakë në zonën Borgo Panigale të qytetit të Bolonjës në Itali. Zjarri që pasoi mes autostradës dhe disa daljeve dytësore për automjetet ka shkaktuar deri tani të paktën dy të vdekur dhe 67 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, njofton TCH.
Ura mbi autostradë është rrëzuar pjesërisht, ndërsa shpërthimi thuhet të jetë provokuar nga një aksident që përfshiu tri automjete të mëdha. Pjesa më e madhe e të plagosurve janë transportuar në spitalin më të afërt të zonës, “Maggiore”.