Kujdes: Udhëtoni herët në mëngjes ose vonë pasdite

Ata vozitës që planifikojnë të nisen në rrugë të gjatë, atë ta bëjnë herët në mëngjes ose në orët e vona të pasditës, për t’i evituar temperaturat e larta gjatë ditës, këshillon LAMM (Lidhja Automoto e Maqedonisë).

Komunikacioni në të gjitha drejtimet magjistrale dhe rajonale nëpër shtet sot në mëngjes zhvillohet në mënyrë normale dhe pa ndalesa, nëpër rrugë të thata dhe të pastra.

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, me përkujtim se kjo ka të bëjë vetëm për pjesën e vendkalimeve të Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button