Aktori Steven Seagal angazhohet për përmirësimin e raporteve Rusi-SHBA

Aktori amerikan i njohur për filmat e zhanrit aksion, Steven Seagal, i cili kohë më parë ka marrë edhe shtetësinë ruse, është emëruar për përfaqësues të posaçëm për lidhjet humanitare amerikano-ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme ruse, bëri të ditur se Seagal është emëruar në pozitën e përfaqësuesit të posaçëm në mënyrë që të kontribuojë për përmirësimin e raporteve të përkeqësuar së fundmi mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Seagal do të jetë i fokusuar në raportet humanitare mes dy vendeve.

“Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Seagal do të punojë në fushat e kulturës, artit, shoqërisë dhe të rinjve”, thuhet në njoftim.

Aktori në fjalë, i cili me angazhimin e tij i ngjanë ambasadorit të vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara, për angazhimin e tij nuk do të marrë kompensim material.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button